April 10, 2020

Përgëzime në koh të vështira

Përgëzime në koh të vështira

Natyra e jetës në këtë botë është që njeriu të jetoni në komoditet, por kohëpaskohe paraqiten sprova dhe dhe kohera të vështira. Nëqoftëse njeriu i kupton ata siç duhet i menaxhon siç duhet dhe mer mësimet e duhura nga sprovat, atëherë do të jeton i qetë, përplot shpresë, pastaj del nga vështërsitë fitimtarë!

Është fakt se sprovat nuk jan të përhershme, ata jan kalimtare. Allahu në Kur’an thotë: “E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.” (94:5)

Ajo që duhet të kujtojmë në këtë botë është se pas mundit vjen fitimi, por edhe pas vështërsisë vjen lehtësimi.

  • Pas mësimeve të rënda arrihet kualifikimi (diplomiomi).
  • Pas ndërtimit vjen komoditeti.
  • Pas një muaj punë vjen rroga.
  • Pas lodhjes vjen pushimi.
  • Pas sëmundje vjen shërimi dhe
  • Pas vdekjes  vjen  shpërblimi xhenneti.

Një mbret takoi një njeri të urtë (të mençur) dhe i tha: “më këshillo me një fjalë që do të më bëj dobi edhe kur jam mirë por  edhe kur jam keq.” Ai i tha: “Kjo gjendnje nuk do të zgjas gjithmon”

Kur është njeriu në mirësi atëherë le të kujtoj fjalën “Nuk do të zgjas gjithmonë”, në këtë mënyrë ai fillon që të pregaditet për kohërat e vështira që kur të vin ata ti kaloj me lehtësi. Ndërsa kur është njeriu në vështërsi përsëri le ta kujtoj fjalën: “Nuk do të zgjas gjithmon” atëherë i vin shpresat, rikthehet disponimi dhe fillon përmirësimi i gjendjes psiqike dhe shpirtërore pastaj edhe asaj fizike.

Disa reziqe në jetë i pranojmë më shum zemërgjërsi përshkak se shpresojmë se pas sajë do bëhet ma mirë, për këtë ju sjell një shembull nga njeriu që duhet të operohet:

Operacioni është një sprovë, mund të jetë i rreikshëm, dhe ndoshta i frikshëm, por atëherë kur jemi të bindur dhe shpresojmë se pas operacionit do të bëhemi mirë, atëherë pamvarsisht frikës dhe rrezikut ne me plotdëshirë pranojmë që ti nënshtrohemi operacionit. Kështu ndodh edhe me vështërsitë që ndodhin në jetë, ata nuk ndodhin me zgjedhjen tonë, por padyshim se pas këtyre vështërsive ka dobi të shumta, por problemi qëndron në atë se ne shpeshherë nuk i kuptojmë urtësit dhe dobitë që vin mëpas. Sikur ti përceptonim edhe vështërsitë tjera në këtë mënyrë (sikur operacionin) do ti tejkalonim edhe ata në të njejtën mënyrë. Allahu thotë në Kur’an: “Ju mund ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.” (2:216)

Nëse do ti dinim urtësitë e sprovave pastaj mirësitë që mund të vin mas tyre do ta kalonim sprovën me shum lehtësi dhe pa fije paniku, por problemi qëndron në atë se masi ata kalojnë e kuptojmë se ka pas hajr në të.

Le të marim mësim edhe nga kjo ndodhi: Një njeri deshti që të kaloj në anën tjetër të rrugës me vrap por sa lëshoi këmbën nga tretoari për në rrugë ai u pengua dhe ra për toke, pastaj u ndje shum keq, por papritmas e vëreu se një veturë kaloi me shpejtësi të madhe, atëherë u trishtua nga ajo që pa. Ai e kuptoi se poqëse nuk qo të pengohej do ta shtypte vetura që kaloi me shpejtësi të madhe.

Shpeshher fatkeqësitë e vogla na ruajn nga të mëdhatë.

Të mundohemi që gjat vështërsive të mendojmë pozitivisht dhe të mundohemi që edhe të keqes ti gjejmë arsye.

  • Të mendojmë mirë për Zotin se Ai na don të mirën  dhe Ai don që ne të jemi më pran Tij me lutje dhe me adhurim, Ai don që ne të jemi më human ndaj njëritjetrit. Të mendojmë si Ibrahimi a.s, i cili tha: “Dhe kur të sëmurem Ai (All-llahu) më shëron.” 26:80
  • Të mendojm mirë për njerzit edhe kur ata gabojnë ndaj nesh

Në këtë mënyrë mund tä pastrojmë shpirin tonë dhe ti përmirësojmë të tjerët.

Profeti Muhammed s.a.w.s tha: “Nëqoftëse dikush u thotë dicka të keqe ose u bën ndonjë të keqe gjeni 73 arsye.”

  • Të mendojmë mirë dhe pozitivisht dhe ti gjejmë arsye edhe të keqes edhe kur ajo na kaplon. Sprova fal mëkatet, të afron te Allahu me lutje dhe adhurim, të bën që ta kuptosh realitetin e jetës, etj.

E lus Zotin e Gjithfuqishëm dhe të Gjitmëshirshëm që ta zhduk virusin korona dhe të na jep një jetë të rahatshme që të jemi edhe më mirë, më të afërt në dhe ma human se para virusit.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet