Bashkësia Islame IKRE Bern

Bashkësia Islame IKRE në Bern të Zvicrës u themelua në vitin 2004 falë përpjekeve të jashtëzakonshme të disa njerëzve. Falë donacioneve bujare të anëtarëve tanë, ne kemi qenë në gjendje të blejmë lokalitetin e shoqatës sonë në vitin 2007. Bashkësia IKRE Bern jo vetëm që angazhohet për antarët e vet, por edhe në dialog ndërfetar dhe është anëtare e Shoqatës Kantonale Islame në Bern dhe e Komunitetit Musliman Shqiptarë në Zvicër (DAIGS).

përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, për ta ka shpërblime të pandërprera.

Quran 95:6-6

Mësim i Kur′an-it

Shkolla Islame dhe mësimi i Kur’an-it për fëmijë

Mësime Islame

Mësime Islame për të rritur

Aktivitete Islame

Aktivitete Islame (Sport, Shëtitje etj.)

Shërbime

Shërbime të ndryshme Islame si martesa fetare etj.

Kohët e namazit të xhamisë sonë mund t’i shihni dhe shkarkoni këtu.

 

Shtyllat e Islamit

“Dëshmoj se nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejt përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.” Pasiqë shehadeti është një pjesë integrale e lutjes së përditshme, muslimani praktikues e reciton atë në mënyr të përsëritur.

Secili musliman duhet të falet pesë herë në ditë: mëngjes, mesditë, pasdite, pas perëndimit të diellit dhe herët në mbrëmje. Namazi mund të bëhet kudo. Namazet në xhemat janë më të mira se ato që praktikohen vetëm. 

Një shtyllë tjetër është agjërimi, i cili praktikohet çdo muaj i nëntë në kalendarin musliman hënor Ramazan. Gjatë agjërimit, asnjë ushqim ose pije nuk duhet të merret nga lindja e diellit deri në parëndimin e diellit, por natën kjo është e lejuar.

Shtylla e katër është dorëzimi i lëmoshës ose një takë e veçantë për nevojtarët (Zeqat). Tradicionalisht, kjo taksë pagueht në lidhje me kremtimin e madh pas muajit të agjërimit

Të paktën një herë në jetën e tij, çdo musliman të cilit ja lejon shëndeti dhe situata financiare e tij duhet të bëjë udhëtimin për në Mekë për të kryer rituale të ndryshme, përfshirë shtatë rotullime rreth Qabes.

Na kontaktoni

Na kontaktoni

Kontakt

+41 (31) 991 99 20
Na vizitoni

Adresa

Morgenstrasse 148
3018 Bern
Donacione & Anëtarësimi

Opsionet e pagesës

IBAN: CH27 0630 0502 6209 0090 8
Valiant Bank, 3001 Bern