March 6, 2020

Mbrojtja nga epidemitë nga këndvështrimi Islam

Mbrojtja nga epidemitë nga këndvështrimi Islam

Me përhapjen e virusit Corona i cili paraqet problem serioz për gjith botën, çoi në këmbë të gjithë. Organet e rrendit në konsulltim me ekspertë të sferave të ndryshme parashohin masa sigurie të rrepta për ruajtjen nga kjo epidemi. Në lidhje me këtë epidemi, grupe dijetarësh islam dhan fetva për marjen e masave konkrete për minimlizimin e përhapjes së smundjes. Xhamia Ikre në Bern mori vendim për  mosfaljen e xhumasë deri në një kohë të caktuar pëshkak pjesmarjes së shumt të njerzve në xhuma dhe duke parë rrezikun për përhapjen e virusit në një numër kaq të madh.

Në vijim do t’ju sjellim disa nga argumetet që përmendën dijetarët islam për menaxhimin e situatës.

Allahu i lartmadhruar në Kuran ka thënë:

وَلَا تُلۡقُواْ بِأَيۡدِيكُمۡ إِلَى ٱلتَّهۡلُكَةِ
“Mos hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit.” (2:195)

Regulli i sheriatit thotë: “I jepët përparësi largimit të keqes ndaj përfitimit të së mirës.”

Synimi i islamit është ruajtja e jetës dhe shëndetit të njerzve, andaj urdhëroi pastërtinë (abdesin, gusllin) dhe ngrënjes së gjërave të pastërta dhe ndaloi të ndytat dhe të dëmshmet.

Allahu i lartmadhruar  nuk na solli këtë fe për të na vështërsuar jetën por për të na lehtësuar atë. Ai kërkoi nga ne aq sa kemi mundësi. Allahu thotë:

فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ
“Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut.” (64:16)

Në një ajet tjetër na tregon:

يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلۡيُسۡرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلۡعُسۡرَ
“All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju.” (2:185)

Profeti s.a.v.s ka urdhëruar që nëse një vend ka kapluar sëmundje ngjitse dhe ju jeni jasht, mos hyni në atë vend, ndërsa ata që jan në atë vend të mos dalin nga ai vend.

Kjo do të ishte mënyra shum e mirë përpengimin e përhapjes së virusit.

Pasiqë njerzit e infektuar vetëmse jan në qarkullim atëherë parashifen masa më të kujdesme për ruajtje nga përhapja e virusit.

Profeti Muhammed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi të) në raste kur kishte rreshje të forta apo vërshimi ka urdhëruar qëndrimin në shtëpi dhe faljen e namazit në shtëpi. Këtë e dëshmon fjala e  Abdullah bin Abbasit  i cili urdhëroi muezinin që kur të thëret ezanin ti lajmëroj njerzit që ta falin namazin e drekës në shtëpi e të mos dalin për xhuma. Pasiqë njerzit u irrituan ai tha se në këtë mënyrë ka vepruar Muhammedi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi të) që është ma i miri se un dhe ju. (Buhari dhe Muslim)
فقد ورد عن  عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ “أَنَّهُ قَالَ لِمُؤَذِّنِهِ فِي يَوْمٍ مَطِيرٍ : إِذَا قُلْتَ : أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ ، أَشْهَدُ أَنَّ  مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، فَلَا تَقُلْ : حَيَّ عَلَى الصَّلَاةِ ، قُلْ : صَلُّوا فِي بُيُوتِكُمْ ، قَالَ : فَكَأَنَّ النَّاسَ اسْتَنْكَرُوا ذَاكَ فَقَالَ : أَتَعْجَبُونَ مِنْ ذَا ، قَدْ فَعَلَ ذَا مَنْ هُوَ خَيْرٌ مِنِّي ، إِنَّ الْجُمُعَةَ عَزْمَةٌ  ، وَإِنِّي كَرِهْتُ أَنْ أُخْرِجَكُمْ فَتَمْشُوا فِي الطِّينِ  وَالدَّحْضِ“.  متفق عليه

E lusim Allahun që të na pranoi gjitha adhurimet dhe të na mbroj neve, xhamiat tona, vendet tona dhe gjith vendet e gjith botës nga virusi.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet