July 9, 2021

Hutbe 9. Korrik 2021

Hutbe 9. Korrik 2021

Të nderuar vëllezër ne jemi në prag të pushimeve, disa i filluan pushimet dhe disa presin të shkojnë, andaj desha ta rikujtoj më parë veten time pastaj dhe juve me disa këshilla  në lidhje me pushimet.

Allahu na përkujton se: Ai i dha njeriut mirësi të shumta dhe i mundësoi që të lëviz nëpër bote lirshëm. Ai thotë:

وَلَقَدۡ كَرَّمۡنَا بَنِيٓ ءَادَمَ وَحَمَلۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ وَرَزَقۡنَٰهُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ وَفَضَّلۡنَٰهُمۡ عَلَىٰ كَثِيرٖ مِّمَّنۡ خَلَقۡنَا تَفۡضِيلٗا
“Ne, vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, ibegatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” (El-Isra, 70)

Pastaj të nderuar:

Kado që shkon dije se Allahu ështe me ty dhe pran teje

Kështu i tha Pejgamberi salallahu alejhi ue selem Muadh bin Xhebelit:

اتق الله حيث ما كنت
“Ki frikë-respekt Allahun kudo që të jeshë.”

Allahu është me ty kur je i gëzuar, kur je i pikëlluar, kur ke vështërsi, kur të ofrohet harami… prandaj ke kujdesë si vepron.

Kado që të shkosh mos e harro Allahun.

Namazi ështe obligim gjat gjith jetës, gjat udhëtimit, sëmundjes gëzimit…deri sa të vdesësh.

Përmende Allahun kur del nga shtëpia do të jeshë i mbrojtur

Muhammedi saws thotë: kur dikush del nga shtëpia e tij dhe thotë:

باسم الله توكلت على الله لا حول ولا قوة الا بالله
“Në emër të Allahut, u mbështeta në All-llahun, nuk ka ndryshim as forcë pa ndihmën e Allahut.”

Ati i thuhet هديت  je udhëzuar në rrugë të mbarë, وقيت je mbrojtur, كفيت  të mjafton Allahu për çdo gjë që të duhet.

Ngutja, shpejtimin jan nga shejtani është përmendur në nje hadit meshhur.

Respekto rregullat e komunikacionit se ata jan vënduar për të mirën dhe sigurinë e njerve.

Andaj kujdes mos e rreziko jetën tënde, të familjes tënde dhe të tjerëve.

Një rregull i sheriatit thotë: Kush përshpejton që ti mer gjërat para kohe ndëshkohet me mos arritje.

Mbaji lidhjet farefisnore

Allahu thotë:
“Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1)

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore.”

Vizitoni farefisin, shoqërine, fqinjët  dhe jepni dhurat. Dhënia e dhuratave shtone dashurinë dhe shpërblimet.

Gjithashtu Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Nuk hyn në Xhenet ai i cili këput lidhjet farefisnore.”

A ka më mirë se një njeri të kujdeset për familjen e tij, të pyet se a ka nevojtar e ti ndihmojë, dhe a ka të sëmur e ta vizitojë.

Kujdes nga israfet teprimet në harxhime e sidomos harxhimet që bëhen në haram.

All-llahu thotë:

يَٰبَنِيٓ ءَادَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمۡ عِندَ كُلِّ مَسۡجِدٖ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ وَلَا تُسۡرِفُوٓاْۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ
“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), han dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë.”  (Al-Aʿraf, 31)

Më ajetin tjetër thotë:

إِنَّ ٱلۡمُبَذِّرِينَ كَانُوٓاْ إِخۡوَٰنَ ٱلشَّيَٰطِينِۖ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِرَبِّهِۦ كَفُورٗا
“Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.”

E lus Allahun që tëgith ata që shkojnë në pushim të shkojnë rahat dhe shëndosh dhe me shpërblime të shumta.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet