Të nderuar vëllezër nesër është Dita 12 rebiulewwel dita kur lindi Profeti i fundit njeriu më i mirë që e pa sipërfaqa e dheut, Muhammesi alejhisselam. Njeriun që e dërgoi Allahu mëshirë dhe mirësi për tëgjithë krijesat: Allahu tha:
وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” (El-Enbija, 107)
Sot do të flasim disa fjalë për vlerën e Pejnamberit Muhammed s.a.w.s.
Jetojmë në një kohë ku jan ngatruar vlerata dhe anti vlerat, ku shpeshherë antivlerat çmohen (vlersohen) ndërsa vlerat nënçmohen.
Të ndëgjojmë për pejngamberët është shum e dobishme për ne, Allahu na tregoi në Kuran për profetët që të na përfotcoi zemrat në të vërtetën. Allahu tha në Kuran:
وَكُلّٗا نَّقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِهِۦ فُؤَادَكَۚ وَجَآءَكَ فِي هَٰذِهِ ٱلۡحَقُّ وَمَوۡعِظَةٞ وَذِكۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ
“Të gjitha këto që t’i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që të forcojnë zemrën tënde, dhe në to ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët.” (Hud, 120)
Disa fjalë për vlerën e Muhammedit s.a.w.s
- Muhammedi alejhi ssalatu we sselam është njeriu që ka aritur gradën më të larta të përsosshmërisë njerzore. Njeriu që ariti gradat më të larta të moralit.
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali” (El-Kalem, 4) - Nuk vlenë Besimi në Allahun nëse nuk beson në profetsinë e Muhamedit. Këtë e dëshmon shehadeti: Besoj dhe dekleroj se nuk ka tot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij.
- Allahu bëri që dashuria ndaj Allahut të manifestohed nëpërmes ndjekjes së Muhammedit alejhissalatu we sselam. Allahu tha në Kur’an:
قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ãl ʿImrãn, 31) - U betu Allahu në të. Allahu betohet në gjërat me peshë.
لَعَمۡرُكَ إِنَّهُمۡ لَفِي سَكۡرَتِهِمۡ يَعۡمَهُونَ
“Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.” (El-Ḥixhër, 72)
Disa nga njerzit do ta kuptojnë vlerën e Profetit Muhammed në botën tjetër por atëherë është vonë dhe nuk u bën dobi. Allahu e pëshkruan në Kuran:
يَوۡمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ يَقُولُونَ يَٰلَيۡتَنَآ أَطَعۡنَا ٱللَّهَ وَأَطَعۡنَا ٱلرَّسُولَا۠
“Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!” (El-Aḥzãb, 66)
Në ajetin tjetër thotë:
وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا
“Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart eveta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” (El-Furkãn, 27)
E lusim Allahun që të na bën ndjekës së rugës së Muhammedit në mënyrën ma të mirë dhe të na takoj me të në xhennet.
Komentoni