January 31, 2020

Hutbe 31. Janar 2020

Hutbe 31. Janar 2020

Të nderuar vllezër dhe motra

Në hutben e sotshme do të flas për një vlerë të moralit, për një cilësi të mirë që duhet ta përvetësoj çdo njeri, ajo është Bujaria.

Allahu i don njerzit bujarë dhe nuk e don kopracinë.

Allahu është më bujari, bujaria e Tijë është e plotë. Ai që i furnizon çdo krijesë pa asnjë kompenzim dhe interes.

Ajetet e para që i zbriti Allahu tregon se Ai është më bujari. Ai thotë:

ٱقۡرَأۡ وَرَبُّكَ ٱلۡأَكۡرَمُ
“lexo, se Zoti yt, është më bujari,” (El-ʿAlek, 3)

Si të mos jetë më bujari kur i dha njeriut  aq shum saqë nuk mund ti numroj të mirat.

Padyshim se pejgamberët ishin të zgjedhurit e Allahut, ata ishin më bujarët e njerzve.

Te ibrahimi a.s erdhën mysafir të cilët ai nuk i njihte, ai për ta preu një viç dhe ua pregaditi atë për ta ngrënë.

Muhammedi s.a.w.s; dhuroi këmishën e vet të vetme që e kishte njeriut që i kërkoi nga ai një këmishë.

Kur pyetnin arabët që jetonin larg Mekkes për Muhammedin s.a.w.s, ata që e kishin takuar thonin: Ai është një njeri që jep shum dhe nuk i frikohet fare varfërisë .

Vlera e njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër është sipas moralit të lartë dhe punëve të mira që i bën.

E lus All-llahun që të na bëj bujarë dhe të na largoi kopracinë.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet