August 27, 2021

Hutbe 27. Gusht 2021

Hutbe 27. Gusht 2021

Të nderuar vëllezër dhe motra

Sot në botën dinamike kur lluksi është shtuar shum, në vend se bollëku ti bën njerzit më humanitar dhe më dashamirës në mes veti, ai i bëri njerzit më egoista më matrialista, të lëshuar vetëm ndaj interesave të tyre personale! Gjendja thotë të fitoj unë por çka të donte le të bëhet.

Sot do të flasim disa fjalë për dashurinë, dhemshmërinë, dhe sakrificën e Profetit për njerzimin në përgjithësi dhe ummetin e tij në veçanti.
Allahu tha në Kur’an:
لَقَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ عَزِيزٌ عَلَيۡهِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِيصٌ عَلَيۡكُم بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ
“Ju erdhi i dërguar nga mesi juaj. Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja. Ua don të mirën me gjith zemër, i butë dhe i mëshirëshëm.” (Et-Teubeh, 128)

Atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja

E si të mos jetë kështu kur ai ishte i shpallur mëshirë për gjit botrat

Allahu e përshkruan gjendjen e tij shpirtërore përshkak se ata rrezikohen me dënim.

Allahu tha:
فَلَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ إِن لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَسَفًا
“A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?” (El-Kehf, 6)

Profeti e luti Allahun e Lartësuar për umetin e tij me tri lutje, dy prej të cilave Allahu ia pranoi, ndërsa të tretën ia refuzoi.

  1. Ai e luti Allahun që të mos dërgojë një skamje dhe varfëri të thellë e cila do ta kaplonte umetin në tërësi, dhe iu pranua;
  2. Ai e luti Allahun që mos t’ia mundësojë armikut triumfin ndaj umetit Islam në tërësi, dhe iu pranua;
  3. Por kur kërkoi prej Zotit të tij që ta ruajë umetin e tij prej përçarjes me njëri tjetrin, kjo nuk iu pranua.

Pra kjo ishte brenga e tij, e luste Allahun vazhdimisht që umetit të tij t’i largohej çdo brengë dhe vështirësi në këtë dhe në botën tjetër.

Ua dëshiron të mirën me gjith zemër

Ndërsa nëna e besimtarëve Aishja r.a thotë: “Kur njëherë pashë Profetin s.a.v.s të disponuar i thashë: “O i dërguar i Allahut! Lute Allahun për mua” Ai tha: “O Allah! Falja Aishes mëkatet e saj të kaluara dhe ato të ardhshmet, të fshehtat dhe të dukshmet.” Aishja r.a qeshi derisa koka e saj i ra në prehrin e të dërguarit të Allahut prej së qeshurës. Ndërsa ai ia ktheu: “A të gëzoi lutja ime oj Aishe?” Ajo tha: “E si të mos më pëlqej lutja jote!” Ai tha: “Vallahi, kjo është lutja ime për umetin tim që e bëj në çdo namaz.”

I butë dhe i mëshirëshëm

E si të mos jetë kështu kur në Taif, afër Mekës, kur banorët e Taifit e gjuajtën me gurë dhe ia plagosën këmbët e tij të ndershme, e kur pastaj atij i erdhi meleku i kodrave, dhe i tha se a pajtohet që t’i bashkonte dy kodrat, të Mekës dhe të Taifit, e t’i shkatërronte të gjithë ata? Ai duhet prapë, duke u treguar i dhembshëm për llojin njerëzor tha: “JO , se mos Allahu do të nxjerrë prej pasardhësve të tyre njerëz që e adhurojnë Allahun.” Dhe ashtu edhe ndodhi, prej palcës së atyre njerëzve dolën pasardhës që e adhuruan Allahun.

Le të jetë Muhammedi alejhissalatu we selam shembull për në mirësi dhe motivim për njerëzimin për shtimin e vlerave.