January 24, 2020

Hutbe 24. Janar 2020

Hutbe 24. Janar 2020

Të nderuar vllezër dhe motra, sot desha që të flas për rëndësinë e çështjeve parimore (bazë) të islamit.

Shpeshher ndodh që njerzit diskutojnë për punë shum të mëdha por në fakt atyre u mungojnë gjërat bazë të fesë. Falin taravi por nuk falin farzet e namazeve, japin sadaka por nuk e japin zeqatin, respektojnë shokët ndërsa nuk i respektojnë prindërit, flasin për gjëra të thella në fe ndërsa nuk dinë leximi e Kuranit ose shqiptimin e drejtë të sureve.

Të nderuar vëllezër dhe motra, askush nuk ka lindur i ditur, por dituria arihet duke mësuar, prandaj fillimisht ti mësojmë gjërat elementare pastaj nëse i mësojmë ata mirë dhe i praktikojmë atëherë të vazhdojmë edhe më gjërat plotësuese. Kjo nuk do të thotë që njeriu të largohet nga gjërat nafile por që ti jep përparësi gjërave bazike.

Erdh një njeri te Pejgamberi s.a.w.s dhe e pyeti për kushtet e fesë, Profeti s.a.w.s ia tregoi ata, pastaj personi i tha Profetit nëse unë do ti bëj këta që jan obligative dhe i ruhem harameve a shkoi në xhennet? Profeti s.a.w.s tha: PO. Pastaj u kthy nga sahabët dhe u tha nëse e mban premtimin do të hy në xhennet.

E lus Allahun që të na bëj nga ata që afrohen te Zoti duke i kry farzet në përpikshmëri, pastaj të na jep vullnet që të afrohemi ende më shum duke bërë sa ma shum nafile.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet