Të nderuar vëllezër, Tema për të cilën folëm sot është Pranimi i islamit.
Këtë temë e fillojmë me ajetin kuanorë ku Allahu thotë:
إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ
“Pa dyshim feja te All-llahu është Islami.” (Āl ʿImrān,19)
Islami është për të gjith nerzit, për të gjith shoqëritë, për tëgjith kohrat dhe për tëgjith vendet, nuk është vetëm për ata që kan lindur nga familja muslimane.
Nëse muslimanët nuk kujdesën për besimin dhe fenë e tyre Allahu do të sjell popuj tjerë që do ta pranojnë fenë dhe do ta duan Allahun. Allahu thotë:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَن يَرۡتَدَّ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَسَوۡفَ يَأۡتِي ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ يُحِبُّهُمۡ وَيُحِبُّونَهُۥٓ
“O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin).” (El-Māʾideh, 54)
Desha që të të flas për pranimi e nje islamin që të ndjehemi krenarë me fenë tonë islame.
Shembuj të njerzve që e pranojnë islamin janë të shumt. E sa të tjerë e pëlqejnë dhe e lakmojnë islamin!!!
Allahu tha :
رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ كَانُواْ مُسۡلِمِينَ
“Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.” (El-Ḥixhr, 2)
Megjith shtypjeve të mëdha ndaj muslimanëve nëpër shum vende të botës dhe propagandave të shumta kundra islamit njerzit vazhdimisht e pranojnë islamin në numër të madh. E gjith kjo përshkak se ata bindën në vërtetësinë e kësaj feje.
Ju sjelli një Shembull se si e pranoi isamin një doktor i mirnjohur Amerikan Lawrence Brown Ai rrëfen:
“I studiova disa fe dhe ato më çuan deri te ateizmi (nuk kishte lexuar për islamin). Në ndërkohë më lindi një vajzë e cila ishte e sëmurë prej zemrës. Mjekët më thanë se nuk ka shpresë për shërimin e saj. Hyra ta shoh dhe pash se trupi i saj ishte mavijosur. Nga dhoma e saj dola duke qarë dhe shkova drejtë e te dhoma që ishte e paraparë për lutje. Me një përulje të madhe ju drejtova Zotit me këtë lutje: “O Zot i Madh, nëse je duke më dëgjuar, të lutem më ndihmo! Kam për të të qenë gjithmonë falënderues dhe do të orvatem që të të njoh më shumë dhe të të adhuroj me sinqeritet.
Pas një kohe u ktheva përsëri në Spital dhe ç’të shohësh, gazim i madh dukej në fytyrën e mjekëve. Me thanë se shëndeti i vajzës sime ishte përmirësuar, i është kthyer fuqia dhe se e ka kaluar fazën kritike. Pas kësaj, ajo nuk qëndroi gjatë në spital. Sot është shumë mirë dhe jeton në Japoni. Ja pra, ky ishte rasti që më bëri ta mbaj besën që ja dhash Zotit se do të mundohem që ta njoh atë dhe se do ta adhoj atë ashtu diça duhet, kështuqë fillova sërisht që të lexoj për fetë derisa lexova për islamin dhe enjoha Allahun pastaj e pranova Fenë Tij Islamin.”
E lus Allahun që të na udhëzon në fenë e Tij dhe të na bën që të ndihemi krenarë me këtë fe.
Komentoni