October 22, 2021

Hutbe 21. Tetor 2021

Hutbe 21. Tetor 2021

Të nderuar Vëllezër

Sipas kalendarit hënor jemi në muajin Rabiul-Evel, muaji në të cilin ka lindur Profeti ynë i dashur Muhamedi s.a.w.s

Sot me lejen e Allahut do të flasim për Profetin tonë të dashur Muhammedin s.a.w.s. Sa mëshum e njohim atë aç më shum na shtohet dashuria ndaj tij, dhe sa ma shum që e duam atë aç ma shum e ndjekim rrugëne tij dhe në këtë mënyre fitojmë dashurinë e Allahut dhe xhennetin.
Allahu thotë

قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ
Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Āl Imran, 31)

Njerzit në kohën para ardhjes së Muhammedit jetonin ne gjendje të mjerueshme. Aty shkileshin të drejtat elementare të njeriut, diskriminoheshin të varfurit, robroheshin të dobëtit, ishte përhapur idhujtaria, luftoheshin në mes veti për gjëra të thjeshta.
Atëherë kur shum vlera njerëzore humben e dërgoi Allahu Muhammedin s.a.w.s mësues dhe mëshirë për gjith njerzimin. Allahu thotë:

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat. (El-Anbija, 107)

Muhammedi s.a.w.s para ardhjes së shpalljes mori pjesë bë një marrëveshje që e bënë Kurejshitët për ti mbrojtur të drejtat e te huajve dhe te dobëtit. Pasiqë ai u zgjodh profet ai tha edhe nëse do të ftohesha tash që të mar pjese në një marrëveshjeje të tillë do të merrja pjesë.
Luftoi me mish e me shprte që ta shton të mirën dhe ta largon te keqen dhe ti ti nxisë njerzit për te fituar xhennetin dhe të mbrohen nga xhehennemi.

Muhammedi s.a.w.s ishte me virtyte më të larta, dhe njeriu më i pëpërsosur dhe më i mire në sipërfaqen e tokës.
Allahu thotë:

وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٖ
Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali! (El-Kalem, 4)

Shum njerëz të cilët nuk pasuan rrugën e Profetit Muhammed s.a.w.s do të bëhen pishman pse nuk ndoqën rrugën e tij. Allahu thotë:

وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا
Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart eveta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” (El-Furkan, 27)

E lusi Allahun që të na bëj nga ummeti i tij, pasues të drejtë të rrugës së tij, të na mundësoj shefat in e tij dhe të na bëj fqinjë me të në xhennet.