January 21, 2022

Hutbe 21. Janar 2022

Hutbe 21. Janar 2022

Të nderuar motra dhe vëllezër

Sot desha të ndalemi me dy cilësi të Allahut El Gafur falës dhe Er Rahim i mëshirëshmi.
Allahu i përmendi këta dy cilësi bashk në Kur’an në 49 Ajete.
Këto ajet që flasin për Faljen e Allahut dhe mëshirën e Tij assesi nuk nënkuptojnë që njeriu të bën padrejtësi dhe mëkate sa të dëshiroi përshkak se se Allahu do ti fal dhe do ta mrëshiroj. Për nëse ka bërë mëkate të pendohet që Allahu tja fal.

Nëse do ta njoftojmë Allahun të Gjithëmëshirshmin dhe Falës, sigurisht se do ta donim fortë dhe do ta adhuronin shum.

Allahu thotë:

وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَفُورٞ رَّحِيمٞ
Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron. (En-Naḥl, 18)

Në fillim të Ajetit përmendën Allahu nimetet e panumërta që ia dha njeriut. Si rezultati këtyre të mirave kaq të shumta njeriu duhej të jetë falënderues dhe mirnjohës dhe jo mëkatarë. Megjithatë nëse rrobi bën mëkate prapëseprapë eka derën e faljes hapur. Allahu ia fal gabimet nëse pendohet.
Në ajetin tjetër, Allahu thotë:

۞قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues! (Ez-Zumer, 53.)

Në një ajet tjetër Allahu na fton që të mos i humbim shpresat në Të kurrë.

يَٰبَنِيَّ ٱذۡهَبُواْ فَتَحَسَّسُواْ مِن يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَاْيۡـَٔسُواْ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ لَا يَاْيۡـَٔسُ مِن رَّوۡحِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ
e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në All-llahun. (Jusuf, 87)

Nga Mëshira e Allahut është që çdo vepër të mir e shpërblen sëpaku dhjetë fish deri në 70mijë por gjithashtu veprat e mira i shlyejnë mëkatet.

Pejngamberi s.a.w.s u thotë shokëve të tij:

“Çfarë mendoni, nëse dikush nga ju e ka para shtëpisë një lum dhe pastrohet në të pesë herë në ditë, a mbetet në trupin e tij ndonjë papastërti?!”
Të pranishmit thanë:
“Jo, nuk mbetet.”
Pastaj Profeti s.a.w.s, tha: “Ashtu edhe me pesë namazet Allahu i fshin mëkatet (e vogla)”.

Sado të jetë i zhytur në batakun e gjynaheve, njeriu nuk duhet ta humbasë kurrë shpresën prej mëshirës dhe faljes së Allahut. Nëse kërkon falje Allahu ia fal.

Muhammedi s.a.w.s tregon se si i pret Allahu Mëkatarët që të pendohen

إِن الله تَعَالَى يبْسُطُ يدهُ بِاللَّيْلِ ليتُوب مُسيءُ النَّهَارِ، وَيبْسُطُ يَدهُ بالنَّهَارِ ليَتُوبَ مُسِيءُ اللَّيْلِ حتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ مِن مغْرِبِها
Allahu, natën e mban hapur derën e mëshirës për ata që kanë bërë gjynahe ditën dhe ditën e mban hapur për ata që kanë bërë gjynahe natën.

Le të marim mësim nga Mëshira e Allahut dhe falja e tij se si të jemi edhe ne si besimtarë në raport me të tjerët. Është me rëndësi me çfar syri i sheh ti njerëzit si kriminel që mezi pret ti sulmosh apo ti dënosh ose si gabimtarë të dobët që kan nevojë për përkrahje dhe ndihmë.
E lus Allahun që të na përmirëson të na fal, të na mëshiron dhe të na bën falës dhe të mëshirshëm.