July 2, 2021

Hutbe 2. Korrik 2021

Hutbe 2. Korrik 2021

Të nderuar vëllezër dhe motra, Allahu, Zoti i gjithësisë e ndaloi Përqeshjen e njerëzve (Tallja me ta) Ai tha:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَسۡخَرۡ قَوۡمٞ مِّن قَوۡمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُواْ خَيۡرٗا مِّنۡهُمۡ وَلَا نِسَآءٞ مِّن نِّسَآءٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُنَّ خَيۡرٗا مِّنۡهُنَّۖ وَلَا تَلۡمِزُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَلَا تَنَابَزُواْ بِٱلۡأَلۡقَٰبِۖ بِئۡسَ ٱلِٱسۡمُ ٱلۡفُسُوقُ بَعۡدَ ٱلۡإِيمَٰنِۚ وَمَن لَّمۡ يَتُبۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ

“O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.”  (El-Ḥuxhurat, 11)

Përqeshja  është nënçmimi i njerëzve me fjalë ose me gjeste duke përmend të metat e tyre  për tu tallur dhe për ti nënçmuar ata.

Përqeshja vjen si rezultat i mendjemadhësisë,  mungesës së edukatës  dhe shpirtligësisë.

Përqeshja sjell të këqia të shumta;  kontribuon në hapjen e dyerve të konflikteve, përgojimeve, shpifjeve, mbush zemrat me inate, armiqësi, urrejtje, zili.

Dëmi më i madh kthehet te vet ai që përqesh, dënimi ta shijoj në dynja dhe Ahiret. All-llahu thotë:

وَيۡلٞ لِّكُلِّ هُمَزَةٖ لُّمَزَةٍ

“Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit)” (El-Humezeh, 1)

Nga talljet, përleshjet më të rrezikshme jan  tallja dhe përqeshja e Zotit profetëve dhe ndjesitë e rrugës së Tij. Kjo bën që të del njeriu nga feja. Allahu na ruajt!

Përqeshja është atributi i hipokritëve. Allahu e përshkruajti në Kuran fjalët e tyre që than: “Ne tallemi me besimtarët.”  (El-Bekarah,14)

Disa nga jobesimtarët i përqesin besimtarët përshkak të besimit dhe praktikimit të fesë. Allahu thotë:

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ كَانُواْ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ يَضۡحَكُون

“Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.” (El-Muṭaf-fifin, 29)

Ndërsa Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Muslimani është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt”

Përqeshësi do të pendohet  për veprën e tij kur të del para Allahut por ndodh që të pendohet për veprën e tij kur të të bëhet një dit viktimë e përqeshjes ose kur kupton realitetin e gjendjes së dobëtit.

E lus Allahun që ë na pajis me moral të lartë dhe të na ruaj nga padrejtësitë ndaj tjerve.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet