October 18, 2019

Hutbe 18. Tetor 2019

Hutbe 18. Tetor 2019

Të nderuar vëllezër

Tema për të cilën shtjellova sot është spjegime rreth një ajeti Kuranorë ku Allahu thotë:

وَجَعَلۡنَا بَعۡضَكُمۡ لِبَعۡضٖ فِتۡنَةً أَتَصۡبِرُونَۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرٗا

“Ne bëm njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.” (El-Furkān, 20)

Nuk ka njeri në këtë botë që nuk sprovohet. Sprovat jan të shumllojshme, por sprova të cilën e trajton ky ajet është: sprova e njeriut më njeriun.

Njeriu është krijesë shoqërore i cili nuk mund të jetojë vetë. Të jetosh në mesin e njerzve sigurisht se ta bën jetën më të lehtë, mirpo gjithashtu jeta me njerëz mund të ketë ngatresa të rrezikshme, bile edhe deri në vrasje (Allahu na ruajt). E gjith kjo nvaret nga niveli i moralit, besimit, vetëdisimit të njerzve që të rrethojnë.

E pyeti një njeri Aliun: Pse në kohën tënde ka trezira ndërsa në kohën e EbuBekrit nuk kishte?! Aliu r.a tha: EbuBekri shokë e kishte Omerin, Othmanin dhe mua,  të cilët e ndihmonim për ti evituar problemet, ndërsa unë kam shokë njerëz si ti, të cilët vazhdimish tentojnë të bëjn trazira.

  • Në dynja u sprovuan pejgamberët  me njerëz kokfortë arrogant
  • Sprovohen të diturit me injorantët. (Ti e mëson ai të shet mend)
  • Sprovohen njerzit modest me  njerzit mendjemdhej.
  • Sprovohen njerzit e drejtë me mashtruesit.
  • Sprovohen pushtetarët më popullin dhe e anasjelltas.
  • Sprovohet i pasuri me të varfurin dhe anasjelltas.
  • Sprovohet buri më gruan, prindi me fëmiun dhe anasjelltas.

Të nderuar vllezër haku i Allahut është shum i rëndë por Ai  është falës i madh, ndërsa haku i njeriut mund të jetë ma i vogël por njeriu nuk falën lehtë.

Në fund të Ajetit Allahu thotë: “E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.” (El-Furkān, 20)

Allahu na vetdisoftë dhe na ruajt nga haqet e njerzve.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet