November 15, 2019

Hutbe 15. Nëntor 2019

Hutbe 15. Nëntor 2019

Të nderuar vëllezër në hutben e sodit do ti themi disa fjalë për dashurinë ndaj  Muhammedit s.a.w.s.

Muhammedi s.a.w.s është më i dashuri i Allahut  حبيب الله
Atë e duan të gjith melaqet, gjith Pejngamberët dhe tëgjith besimtarët e të gjith kohrave.

Dashurija ndaj tij është e lidhur ngusht me dashurinë ndaj Allahut. Këtë më së miri e përshkruan ky hadith ku Muhammedi s.a.w.s thotë:

ثلاثٌ من كن فيه وجد بهن حلاوة الإيمان، من كان الله ورسوله أحبَّ إليه مما سواهما، وأن يحب المرء لا يحبه إلا لله، وأن يكره أن يعود في الكفر بعد أن أنقذه الله منه، كما يكره أن يقذف في النار

“Tri gjëra kush i zotëron ai e ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më i dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë njeriun vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu si e urren hedhjen në zjarr”. 

Muhammedin s.a.w.s  e deshtën sahabët mëshum familjen e tyre ,më shum se pasurinë e tyre dhe ma shum se vetet e tyre. Këtë e dëshmojnë shum shembuj nga jeta e Sahabëve.

Një sahabi gjat betejës së një lufte del para shigjetave që ta mbron Pejgamberin s.a.w.s që të mos ta godas ndonjë shigjetë e armikut,  ashtuqë goditet më disa shigjeta dhe bjen dëshmorë duke mbrojtur Pejngamberin s.a.w.s.

Një sahabi tjetër i thotë Pejngamberit s.a.w.s: “Shpesh her më mer malli për ty dhe vi të shoh, por mu kujtua vdekja ” Due cilin ta duash patjetër se do të ndahesh nga ai”  edhe  nëse hy në xhennet nuk do të jem në gradën  ku do të jeshë ti në xhennet, ashtuqë nuk do të mundem që të takoi atje.” Pejgamberi s.a.w.s i tha: “Njeriu është më atë që e don.” Enesi r.a tha ky hadith i Pejngamberit na ka gëzuar pamasë. Që do të thotë se dashuria e vërtetë dhe e sinqert ndaj Pejngamberit s.a.w.s të ngrit në grada të larta edhe në xhennet.

Muhammedin s.a.w.s e deshtën edhe gjërat e ngurta.  Minberi mbi të cilën mbante hutben Pejngamberi s.a.w.s  xhaminë e tij ishte një cung i drunit të hurmës. Një sahabi i ndërtoi Pejngamberit s.a.w.s një minber me 3 shkallë dhe kur e nxorën nga përdorimi cungun ndëgjuan zë pikllues, pastaj shkoi Pejngamberi s.a.w.s e përgafoi cungun derisa u qetësua. Kjo ishte muxhize.

E lusim Allahun që të na shoj dashurinë ndaj Muhammedit s.a.w.s  dhe të na takoj me të në xhennet.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet