December 13, 2019

Hutbe 13. Dhjetor 2019

Hutbe 13. Dhjetor 2019

Të nderuar vëllezër pasi që në hutben e kaluar kuptuam dëmet e harameve sot vendosa që të  flas për pendimin (Teuben), ngase teubeja e fshinë mëkatin. Nësë mëkatet të sjellin dëme atëherë teubeja ti shlynë ata që shkaktojnë dëme.

Pejgamberi s.a.w.s thotë: “Ai që pendohet nga mëkati është sikur ai që ska bërë mëkat.”

Natura e njeriut është që ai të mund të bëj mëkate, por nëse nuk mundet njeriu që ta ndalon vetën  nga mëkati atëherë të mos ta privoj nga teubeja. Pejngamberi s.a.w.s thotë: “Çdo i bir i Ademit është gabimtarë, por më i miri i gabimtarëve është ai që pendohet.”

Allahu dëshiron që ti shpëton njerzit nga mëkatet andaj i fton që të pendohen. Allahu thotë:
وَٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡكُمۡ
“All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin.” (En-Nisa, 27)

Teube do të thotë që mëkatari të ndjejë  keqardhje për bërjen e mëkatit, largimi nga mëkati dhe vendosshmëria për mospërsëritjen e mëkatit. Nëse këta kushte i plotëson mëkatari Allahu ja fal mëkatin. Allahu thotë:
۞قُلۡ يَٰعِبَادِيَ ٱلَّذِينَ أَسۡرَفُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ لَا تَقۡنَطُواْ مِن رَّحۡمَةِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ جَمِيعًاۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيم
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”  (Ez-Zumer, 53)

Këta ishin disa fjalë si ti falim mëkatet por tash ju përcjell një selam.

Të nderuar  vëllezër  nga kryesia e xhamisë më than që tu përkujtoj  pagesën e Antarësisë. Duke marë parasyshë numrin e madh të xhematit ndërsa ne jemi në fun të vitit 2019 ku deri tash kan paguar përafërsisht 235 persona antarësinë.

Të nderuar me pagesën e antarësisë ne  i ndihmojmë fesë Allahut, ruajtjes  së moralit, shtimit të hajrit etj, por Profeti më i madh është  se ne më të i ndihmojmë vetës tonë. Allahu thotë:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَنصُرُواْ ٱللَّهَ يَنصُرۡكُمۡ وَيُثَبِّتۡ أَقۡدَامَكُمۡ
“O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.” (Muḥammed, 7)

E rikujtoj veten pastaj edhe juve me Fjalën e Allahut :
إِنَّ ٱللَّهَ ٱشۡتَرَىٰ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَنفُسَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُم بِأَنَّ لَهُمُ ٱلۡجَنَّةَۚ
“All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me Xhennet.” (Et-Teubeh, 111)

NË këtë ajet Allahu na tregon se si mund ta fitojnë njerzit  xhennetin.  Allahu bën një shitblerje shum profitabile për njerzit, pranon kontributin e tyre matrial die fizike duke u dhuruar Xhennetin.   Megjithse në realitet  njeriu sa do që të jep kontribut për të fituar xhennetin nuk mund ta fiton atë me punët e mira që i bën, por me punët e mira e fiton kënaqësinë e Allahut dhe pastaj Ai tja fal xhennetin.

E lusi Allahun që të na bën nga xhennetlit!

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet