Të nderuar vëllezër Allahu thot:
أَفَحَسِبۡتُمۡ أَنَّمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ عَبَثٗا وَأَنَّكُمۡ إِلَيۡنَا لَا تُرۡجَعُونَ
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?” (El-Muëminun, 115)
Ai që na krijoi na tregon se ne nuk na ka krijuar për kotë, por për një mision.
Në ajetin tjetër thotë:
ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ
“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.” (El-Mulk, 2)
Pastaj na drejtohet dhe na thotë:
فَوَرَبِّكَ لَنَسۡـَٔلَنَّهُمۡ أَجۡمَعِينَ عَمَّا “Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në pyetje.”
Allahu betohet se do ta mer në pyetje çdonjërin prej nesh.
عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
“Për atë ç’vepruan.” (El-Hixhr, 93)
Andaj të kujdesemi se si na kalojnë ditët në këtë dynja, si jan raportet tona me Allahun, si jan raportet tona me njerzit dhe rrethin?!
Profeti Muhammed (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij se ku e ka harxhuar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”
E lusim Allahun që të na përmirësoj për ditët që na kan mbet nga jeta jonë dhe të na fal gabimet që mund të jenë bërë në ditët harxhuara.
Komentoni