Përditësim me 27. Maj 2020
Prej datës 28. Maj 2020, Xhamia do jetë e hapur për namazet me Xhemat por me kushtet apo udhëzimet e lëshuara nga Federata Zvicerane e Shëndetësisë dhe koncepti i mbrojtjes nga FIDS.
Kushtet për namazet e përditshme:
- për namazet e përditshme jeni të obliguar të keni një maskë
- sexhade individuale
- të dezinfektoni duart tuaja në hyrje të xhamisë dhe të uleni në vendin e shënuar
Kushtet për namazin e Xhumasë:
- falja e xhumasë do të fillojë nga data 29. Maj 2020
- për namazin e Xhumasë, kapaciteti i xhamisë do të kufizohet në vetëm 70 persona; pas arritjes së këtij numri xhamia do të mbyllet
- falja e namazit të xhumasë do të zgjasë vetëm 15 minuta nga thirja e ezanit të xhumasë, ders para xhumasë nuk do të ketë
- secili pjesërmarrës duhet të shkruaj emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit në një copë letër të cilën do ta dorëzojë në hyrje të xhamisë, dhe normalisht ndjekja e kushteve të lartëpërmendura sexhadeja individuale dhe maska.
- hyrja në xhami nuk do lejohet pa përmbushjen e kushteve të lartëpërmendura
- grumbullimi i njerëzve brenda dhe jashta xhamisë është i ndaluar
- në kafeteri nuk lejohet falja e namazit, aty vlejnë kushtet e posacme që vlejnë për restorante dhe kafeteri
- Abdest’hanja dhe toaleti nuk janë në përdorim
Ju lutemi për mirëkuptim dhe respektim
Kryesia e xhamis IKRE Bern
Përditësim me 17. Mars 2020
Në lidhje me virusin Corona, ne ndjekim udhëzimet e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (Bundesamt für Gesundheit).
Namazi i rregullt me Xhematë nuk do të falet deri më 19 prill 2020. Lokalet tona të Xhamisë do të qëndrojnë të mbyllura deri atëherë. Për më shumë informacione na ndiqni në Facebook dhe në faqen tonë të internetit.
Informacione të mëtejshme mbi situatën aktuale mund të gjenden në faqet e internetit në vijim:
Faleminderit për mirëkuptimin.
Përditësim me 6. Mars 2020
Në lidhje me virusin Corona, ne ndjekim udhëzimet e kantonit të Bernit.
Namazi i Xhumasë nuk do të falet deri sa të ju informojmë në të ardhmen përmes Facebook-ut dhe faqes tonë të internetit.
Të Premten, xhamia është e mbyllur pas namazit të sabahut deri para namazit të iqindisë.
Informacione të mëtejshme mbi situatën aktuale mund të gjenden në faqet e internetit në vijim:
Faleminderit për mirëkuptimin.
Komentoni