Të dashur vëllezër dhe motra
Çdo ditë ndëgjojmë për luftra, bile edhe për rrezikun e luftës së trete botërore.
Unë sot zgjodha që të flas disa fjalë se si feja islame është fe e paqes dhe e sigurisë.
Fjala “islam” rrjedh nga rrënja e fjalës “selam” që në arabisht do te thotë paqe, siguri.
Islam do të thotë edhe nënshtrim ndaj vullnetit të Zotit
Tëgjith njerëzit në zanafillë jan vëllezër dhe motra të gjit jemi bëtë e Ademit dhe Havës (alejhima sselam)
Allahu thotë:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن ذَكَرٖ وَأُنثَىٰ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ شُعُوبٗا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٞ
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë. (El-Ḥuxhurat, 13)
Ajethi thekson fjalën “Të njiheni në mes veti” dhe jo të paragjykoni njëri-tjetrin, dhe ka kuptim “të respektojnë njëri-tjetrin” dhe jo që të luftoni njëri-tjetrin.
Pejgamberi s.a.w.s tha:
يَا أيُّهَا النَّاسُ، لَا تَتَمَنَّوا لِقَاءَ الْعَدُوِّ، وَاسْأَلُوا اللهَ الْعَافِيَةَ، فَإِذَا لقيتموه فا صبروا
O ju njerëz, mos dëshironi të luftën me armikun, nëse ajo u imponohet atëherë përqëndroni.
Allahu dëshiron nga ne që të shpëtojmë jetë. Ai në Kuran thotë:
مِنۡ أَجۡلِ ذَٰلِكَ كَتَبۡنَا عَلَىٰ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ أَنَّهُۥ مَن قَتَلَ نَفۡسَۢا بِغَيۡرِ نَفۡسٍ أَوۡ فَسَادٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ ٱلنَّاسَ جَمِيعٗا وَمَنۡ أَحۡيَاهَا فَكَأَنَّمَآ أَحۡيَا ٱلنَّاسَ جَمِيعٗاۚ وَلَقَدۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرٗا مِّنۡهُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ فِي ٱلۡأَرۡضِ لَمُسۡرِفُونَ
kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë. (El-Maideh, 32)
Ndëgjo këtë hadith të Pejngamberit s.a.w.s i cili thotë:
في كل رطب كبد صدقة
Çdo përkujdesje ndaj çdo gjallese u shkruhet sadaka te Zoti.
Muslimani nuk guxon që të gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit, përkundrazi duhet që t’ua dëshiroj çdo kujt të mirën dhe duhet që të kontriboj për paqë dhe siguri.
Ndëgjo këtë hadith të Pejngamberit s.a.w.s i cili thotë:
خير الناس أنفعهم للناس
Njeriu më i mirë është ai që u sjellë njerëzimit më se shumti dobi.
E lus Allahun që ti vetëdisoj njerëzit qe ta kuptojnë synimin e krijimit dhe të mbusundoj paqja në tokë.