February 18, 2022

Hutbe 18. Shkurt 2022

Hutbe 18. Shkurt 2022

Të dashur vëllezër dhe motra

Më pyetën për festën e Valentinit pse nuk e festojmë ne muslimanët? Thash se dashuria duhet të jetë prezentë për çdo ditë në jetën tonë dhe jo një ditë në vit.

Në hutben e sodit zgjodha që të flas për Dashurinë e Muhammedit s.a.w.s ndaj bashkëshortes së tij Hadixhes.

I Dërguari i Zotit ka thënë:

إنِّي قدْ رُزِقْتُ حُبَّهَا
Unë jam pajisur me dashurinë ndaj saj

Kur e përmendte, e lavdëront shumë, fliste për virtytet e saj, i lutej All-llahut për të, e kaplonte malli për të.
Nga karakteristikat e saj: durimi, sakrifica dhe besnikëria e saj, bindja ndaj burrit, respektimi i vullnetit të tij, kurrë nuk u fjalos as qe e hidhëroi burrin e saj në jetë.
Gjat vështërsive të shpalljes, Muhammedi s.a.w.s te ajo gjente pushim.
Shtëpia e saj ishte e hapur dhe streh për tëgjith ata që e kishin pranuar islamin në fillim.
Saherë që përballej me mundime dhe ofendime nga populli i tij dhe kthehej në Hatixheja dhe te ajo gjente qetësim. Dashuria e sajë e bënte që ti haron vuajtjet.
Gjat bojkotit 3 vjetkur vuanin nga uria fisi i Pejgamberit s.a.w.s dhe muslimanët ajo shpenzoi gjith pasurinë e sajë dhe kontaktonte familjarët e saj që tu siguron ushqim të bojkotuarve.

Kohën kur jetoi Muhammedi s.a.w.s ishte traditë që të martoheni me mashum gra por i Dërguari i Allahut s.a.w.s gjatë gjith jetë së saj nuk u martua me gra të tjera. Ajo ishte gruaja që ia kishte mbushur zemrën përplot dashuri dhe bënte të ndjej burrin se nuk ka grua më të mirë se zonja e tij.

Mas vdekjes së Hadixhes më vonë Pejngamberi s.a.w.s e marton Aishen r.a

Transmeton Aisheja r.a thotë: “Nuk kam xhelozuar ndonjë grua të Pejgamberit s.a.w.s ashtu si e kam xhelouar Hadixhen, megjithëse atë nuk para kam pa.”

Pejgamberi s.a.w.s e përmendte shpesh atë, Ai i respektonte shoqet të saj pas vdekjes së saj, kështu që ai e therte delen, pastaj e shpërndante mishin shoqeve të Hatixhes.
Viti i vdekjes së Hadixhes u quajt viti i pikëllimit.

Njeriu pikëllohet me ndarje nga të dashurit e tij. Allahu na bëftë një takim më të mire për të gjth të dashuruarit në xhennet.