November 5, 2021

Hutbe 5. Nëntor 2021

Hutbe 5. Nëntor 2021

Të nderuar motra dhe vëllezër
Sot desha që ti them disa fjalë në lidhje me temën: “Dallimi në mes dynjasë dhe Ahireit.” Sa ma shum që do ta njohim vlerën e ahiretit, aq më shum dotë punojmë për të fituar pozita të larta në botën tjetër. Mirësitë e kësaj bote ne i shohim dhe prandaj punojmë për ti fituar ato.

Allahu Krijuesi i dynjasë dhe i ahiretit na tregon në Kur’an vlerën e të dy botrave.

  • Dynjaja është përkohshme. Njeriu në dunja jeton një kohë të caktuar dhe pastaj vdes dhe i len tëgjitha të mirat e kësaj bote. Allahu solli shembullin e kësaj bote si shiu kur bjen bën gjelbërim pas në kohe bëhet thatë dhe zhduket i gjith gjelbërimi.
    Ashtu si ndrohen stinët ashtu ndrohen edhe njerzit në këtë botë disa vdesin dhe disa lindin, derisa të vi koha edhe kjo botë të shkatrohet.
    Bota tjetër është e përhershme.
    Andaj le të investojmë për secilën botë aç sa do të jetojmë në të.

Njeriu me vdekjen e tij do të mallkon çdo harxhim të kohës në dynja përveç punëve të mira me të cilat ka arritur kënaqësinë e Allahut .
Muhammedi s.a.w.s. thotë:

الدنيا ملعونة و ملعون ما فيها إلا ذكر الله و من وما والاه
Bota tjetër është më e mirë se kjo botë.

Allahu thotë:

وَلَلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لَّكَ مِنَ ٱلۡأُولَىٰ
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para. (Eḍ-Ḍuḥa, 4)

Sado që të ketë mirësi njeriu në këtë botë, ata nuk mundet që të krahasohen me mirësitë e Ahiretit
Pejngamberi s.a.w.s thotë:

ليس في الجنة شيء يشبه ما في الدنيا إلا الأسماء
Ngjashmëria e gjërave të dynjasë dhe të ahiretit jan vetëm në emër (jo në kualitet).
As ushqimet as përjetimet nuk jan të njejta.

  • Mirësitë e dynjasë jan të pakta

قُلۡ مَتَٰعُ ٱلدُّنۡيَا قَلِيلٞ وَٱلۡأٓخِرَةُ خَيۡرٞ لِّمَنِ ٱتَّقَىٰ وَلَا تُظۡلَمُونَ فَتِيلًا
Thuaju: “Përjetimi ikësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.
(En-Nisa, 77)

  • Në dynja njeriu është në sprovë; sëmuret, varfërohet, brengoset për të armen dhe ka shqetësime të shumta.

Allahu thotë :

وَلَنَبۡلُوَنَّكُم بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلۡخَوۡفِ وَٱلۡجُوعِ وَنَقۡصٖ مِّنَ ٱلۡأَمۡوَٰلِ وَٱلۡأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّٰبِرِينَ
Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. (El-Bekarah, 155)

Në xhennet njeriu nuk sëmuret nuk plaket nuk brengoset, nuk i mungon kurgjë, nuk lodhet, nuk e shqetëson askush.

Allahu thotë:

وَنَزَعۡنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنۡ غِلٍّ إِخۡوَٰنًا عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ
لَا يَمَسُّهُمۡ فِيهَا نَصَبٞ وَمَا هُم مِّنۡهَا بِمُخۡرَجِينَ
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. (El-Hixhr, 47-48)

E lus Allahun qëtë na mundësoi që të fitojmë mirësitë e Tij në këte botë dhe në botën tjetër.