September 17, 2021

Hutbe 17. Shtator 2021

Hutbe 17. Shtator 2021

Të nderuar vëllezër dhe motra, Allahu mbolli në shpirtin e njeriut turpin (marren). Turpi është vlerë morale dhe luan një rrol të rëndësishëm në formimin e një karakteri të mirëfilltë të një personi.

Allahu turpërohet

Muhammedi s.a.w.s thotë:
إن الله حيي ستير يحب الحياء والستر
“Allahu turpërohet dhe i mbulon turpet, e don turpin dhe mbulimin e veprave të turpshme.”

Në një hadit tjerët Muhammedi s.a.w.s thotë:
يستحي من عبده إذا رفع يديه إلى السماء أن يردهما صفرا
“Turpërohet Allahu nga robi i Tij kur i çon duart për lutje që t’ia kthejë të shprazura.”

Profeti Muhammed ishte njeri i turpshëm. Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudri se ka thënë: “Pejgamberi ishte më i turpërueshëm sesa vajza beqare në dhomën e vet, kurse kur urrente diçka, këtë e vërenim në fytyrën e tij.”

Othmani r.a ishte një person tepër i turpshëm Muhammedi s.a.w.s tha: “Melaqet turpërohen nga Othmani.”

Turpi sjell vetëm se mirësi, Profeti s.a.w.s thotë:

الحياء لا يأتي الا بخير
“Turpi sjell vetëm se mirësi.”

Turpi është i lidhur ngushtë me besimin, andaj njeriu i cili ka besim (iman) tek ai do ta gjesh edhe turpin (marren).

Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Besimi (imani) ka shtatëdhjetë e disa degë, më e larta është fjala ‘La ilahe il-lall-llah’ (nuk ka zot tjetër pos All-llahut), kurse më e ulëta është largimi i pengesave nga rruga, edhe turpi është nga imani”

Zhveshja nga turpi është zveshje nga shum vlera morale, prandaj njeriu i paturpshëm mund të bëj çdo marri. Profeti s.a.w.s thotë:
فإن لم تستحي فصنع ما شئت
“Si të mos turpërohesh atëherë bën çdogjë (të keqe).”

Ibn Kajjimi thotë: “Ai që nuk turpërohet që të bëj mëkat, nuk turpërohet Allahu që ta dënoj atë për mëkatet.”

Allahu fal shum mëkate por nuk i fal mëkatarët e paturpshëm që bëjnë mëkate haptazi pa fije turpi dhe me to lavdërohet para tjerëve. Profeti Muhammed s.a.w.s thotë:

كل أمتي معافى الا المجاهرين ، و إن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح وقد ستره الله ، فيقول : يا فلان فعلت البارحة كذا و كذا ، وقد بات يستره ربه و يصبح يكشف ستر الله عنه”
“Të gjith ummetin tim do ta fal Allahu përveç atyre që bëjnë mëkate haptazi. Nga mëkatet haptazi llogaritet edhe ajo kur dikush bën mëkate natën dhe nuk e ka parë askush, pastaj gdhin në mëngjes dhe lavdërohet shokëve me mëkatin të cilin ia kishte mbulu Allahu.”

E lus Allahu që na stolistë me këtë petk të mirë të imanit dhe të na ruaj nga çdo vepër e turpshme.