Të nderuar vëllezër dhe motra, sot desha që të flas për një dhunti të madhe që na ka dhënë Allahu por ne shpeshherë nuk ja dimë vlerë dhe shum pak falënderojmë për të. Ajo është shëndeti.
Dija vlerën
Të jeshë i shëndoshë do të thotë të jeshë në mirësi shum të madhe
Muhammedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë:
اسلوا الله العفو والعافية ، فإن أحدا لم يعط بعد اليقين خيرا من العافية
“Kërkojini Zotit falje dhe shëndet, sepse askujt nuk i është dhënë diçka më e mirë se shëndeti pas bindjes (imanit).”
Shpeshherë njerzit jetojnë në bollëk të madh por vazhdojnë të jenë të pakënaqur. Ta ndëgjojmë këtë thadith të Muhammedit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të)
أصبح منكم آمنا في سربه ، معافى في جسده ، عنده قوت يومه
فكأنما حيزت له الدنيا
“Ai i cili është zgjohet i sigurt në rrethin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqimin për atë ditë, është sikur e gjith bota të jetë e tij.”
Ji Mirënjohës për mirësitë
Padyshim se çdo të mirë që e kemi është prej Allahut, prandaj duhet të jemi mirënjohës Allahut për çdo të mirë
وَمَا بِكُم مِّن نِّعۡمَةٖ فَمِنَ ٱللَّهِۖ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فَإِلَيۡهِ تَجۡـَٔرُونَ
“Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngritni zërin (me lutje).” (En-Naḥl, 53)
Kupto vlerën para se ta humbësh
Disa njerëz mbasi e humb një mirësi atëherë e kupton vlerën, pastaj pendohet njeriu pse nuk eruajti atë mirësi. Duke vrapuar mas pasurisë e dëmtojnë shëndetin e tyre, pastaj kur sëmuren jan në gjendje të japin tëgjith pasurinë që ta kthejnë shëndetin.
Obligimi i ruajtjes së shëndetit
- Ushqehu shëndetshëm,
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَٱشۡكُرُواْ لِلَّهِ إِن كُنتُمۡ إِيَّاهُ تَعۡبُدُونَ
“O ju që besuat, hani nga të mirat që u kemi dhënë, dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni.” (El-Baqarah, 172) - Punoni , mos u bëni dembela dhe as mos baj jashtë normës që ta dëmtoshë shëndetin
Muhammedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë:
إنك على نفسك عيك حقا
“Metëvërtet ti ke obligim që të përkujdesesh për veten tënde”
Mjekimi është obligim
Nëse njeriu sëmuret e ka për obligim që ta kërkoi ilaçin
إن الله لم ينـزل داءً إلا أنزل له شفاء
“Për çdo sëmundje Allahu ka bë ilaç, e din kush e din dhe nuk e din ai që nuk e din.”
Gjithashtu vaksinat jan një mjet mbrojtës nga sëmundjet, ata janpër ruajtjen e shëndetit nga sëmundjet e ndryshme. Le ta mer sicili njeri ilaçin që e bëri Allahu për shënimin nga sëmundjet ose mbrojtjen nga sëmundjet.
Bën dua që Allahu tët jep shëndet
Pasi shëndeti është në dorë të Allahut atëherë le ti lutemi Atij i cili na jep shëndetin dhe na ruan. Muhammedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) i luteshte Allahut së paku dy herë në ditë me këtë dua:
للَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ فِي الدُّنْيَا وَالآخِرَةِ
“O Allah, të kërkoj falje dhe mirëqenie në këtë botë dhe në ahiret.”
Gjithashtu Ai i lutej Allahut që ta mbron nga sëmundjet e ndryshme.
E lus Allahun që të na jep shëndet dhe të na ruaj nga sëmundjet e rënda