September 3, 2021

Hutbe 3. Shtator 2021

Hutbe 3. Shtator 2021

Të nderuar vëllezër  dhe motra, duke marë parasysh se njeriu në këtë botë vazhdimisht sprovohet desha që të tregoj diçka rreth një Profeti të që u sprovua shum rëndë me qëllim që të marim mësim se si ti kalojmë shprovat, dhe si të jemi të parapërgatitur kur të ndodhin sprovat.

Profeti të cilin Zoti e dërgoi si model durimi, është profeti Ejub alejhi selam.

Zoti kishte derdhur mbi Ejubin alejhi selam pasuri të panumërta, bagëti të shumta, kopshte të shumta, si dhe katërmbëdhjetë fëmijë, shtatë djem dhe shtatë vajza. Ai gëzonte shëndet dhe forcë fizike dhe kishte shumë miq e shokë.

Pasi ia kishte dhënë gjithë këto mirësi dhe begati, Zoti e sprovon profetin e Tij Ejubin alejhi selam, duke ia marrë të gjithë pasuritë që i kishte dhënë, derisa u shndërrua në një fukara për t’u mëshiruar. Të katërmbëdhjetë fëmijët e tij, njëri pas tjetrit i vdiqën. Një fëmijë po t’i vdesë prindit, atë e mërzitën pa masë dhe, e jo më katërmbëdhjetë fëmij. Ne pamë sesa u mërzit dhe dëshpërua Jakubi alejhi selam nga humbja e Jusufit alejhi selam. Atij iu zbardhën dhe sytë nga mërzia dhe të qarit.

Veç humbjes së pasurisë dhe fëmijëve, Zoti e sprovoi me një sëmundje të rëndë. Sëmundja ishte e tillë që mishin i binte copa copa nga trupi. Nga frika se mos sëmundja është ngjitëse, e braktisën të gjithë shokët, përveç dy prej tyre, të cilët e vizitonin dhe bisedonin me të, por nga një distancë e konsiderueshme.

Personi i vetëm që i shërbente ishte gruaja e tij besnike. Ajo i jepte të hajë, e lante dhe e pastronte dhe i shërbente me gjithçka. Ishte ajo e cila sakrifikoi të gjithë kursimet e saja. Kur iu harxhuan të gjithë kursimet, ajo filloi të punësohej tek më të pasurit për të siguruar jetesën e saj dhe të burrit.

Kjo gjendje, vazhdoi për tetëmbëdhjetë vite radhazi. Megjithatë, Ejubi alejhi selam nuk ankohej por e përballonte gjithçka me durim dhe pa iu ankuar kujt, qoftë dhe të shoqes.

Një ditë, e shoqja i tha:“Ti je profet dhe i dërguar i Zotit. Përse nuk e lut Zotin e lartësuar ta largojë këtë bela që na ka rënë?!“ Kjo, pasi Ejubi alejhi selam nuk e kishte lutur Zotin asnjëherë që t’ia largojë skamjen dhe ta shërojë. Ajo që bënte ishte vetëm falënderimi dhe mirënjohja.
Pasi e dëgjoi kërkesën e të shoqes, Ejubi alejhi selam i tha: “Sa vite kemi jetuar në luks dhe të mira?“ E shoqja iu përgjigj:“Tetëmbëdhjetë vite“ Ejubi i tha: “Mua më vjen zor ta lus Zotin, derisa të jetojmë në skamje dhe vuajtje, aq vite sa kemi jetuar në luks. Vetëm pasi të kenë kaluar tetëmbëdhjetë vite në sëmundje, do e lus Zotin të më shërojë.“
Kur dëgjoi përgjigjen e Ejubit alejhi selam, e shoqja u mërzit.

Pas një kohe sëmundjes dhe skamjes do i shtohet dhe uria.
Një ditë, ajo i solli të shoqit pak ushqim. Ai i habitur e pyeti nga e kishte marrë, por e shoqja refuzoi t’i tregojë. Ajo kishte prerë njërën nga gërshetat e saj, e kishte shitur dhe me fitimin kishte blerë ushqim. Disa ditë më vonë, pret dhe gërshetin tjetër, e shet dhe me të ardhurat blen ushqim.
Kur pa Ejubi alejhi selam që gruaja e tij kishte prerë gërshetat për t’u ushqyer, atëherë iu drejtua Zotit por jo me lutje të drejtpërdrejtë, Allahu thotë:
۞وَأَيُّوبَ إِذۡ نَادَىٰ رَبَّهُۥٓ أَنِّي مَسَّنِيَ ٱلضُّرُّ وَأَنتَ أَرۡحَمُ ٱلرَّٰحِمِينَ
“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” (El-Enbija, 83)

Zoti i lartësuar e urdhëroi Ejubin alejhi selam të pijë nga uji i burimit dhe të lahet. Thonë dijetarët: “Pasi u la me ujin e burimit, iu largua sëmundja nga jashtë. Me të pirë prej tij, u shërua nga brenda.“

Kështu, Ejubit alejhi selam iu kthye shëndeti ashtu siç e kishte pasur para se të sëmurej.

Veç shëndetit, Zoti i ktheu dhe familjen. Thotë Allahu në Kuran:
وَوَهَبۡنَا لَهُۥۤ أَهۡلَهُۥ وَمِثۡلَهُم مَّعَهُمۡ رَحۡمَةࣰ مِّنَّا وَذِكۡرَىٰ لِأُو۟لِی ٱلۡأَلۡبَـٰبِ
“Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët.“ (Sad, 43)

Kështu ishte shpërblimi i Allahut për robin e tij durimtarë në këtë botë ndërsa përblimi i botës tjetër është më i mirë.

E lus Allahu që të na ruaj nga sprovat dhe të na jep durimin.