Vëllezër dhe motra të nderuar, në kohën ë fundit është përhapur Virusi Korona që ka dalë nga Kina, pastaj filloj të përhapët në gjith botën sa që ka aritur edhe këtu në Zvicër.
Duke marë parasyshë panikën dhe frikën që ka depërtuar te njerzit desha të ju këshilloj me disa këshilla nga feja e Allahut, pastaj të marim disa mësim nga kjo bela.
Dijeni se nuk mund të ndodh diçka pa caktimin e Allahut.
Diçka do të bëhet sebep për vdekje, ajo mun të jetë smundja, ndeshja, helmimet etj, por mund të ndodh që njeriu të vdes pa këta sebepe. Njeriu nuk vdes nga smundja por vdes nga caktimi i Allahut. Shum njerëz janë të sëmurë dhe jetojnë të sëmurë ose shërohen, por do të tjerë vdesin pa qenë fare të sëmurë.
Vdekja realitet që nuk mund ti ik askush. Allahu thotë
قُلۡ إِنَّ ٱلۡمَوۡتَ ٱلَّذِي تَفِرُّونَ مِنۡهُ فَإِنَّهُۥ مُلَٰقِيكُمۡۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
“Thuaj: “s’ka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për t’ju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar.” (El-Xhumʿah, 8)
Vazdimisht ka pasur smundje dhe panika :
- Në vitin 2004 u paraqit Sarsi
- Në vitin 2005 Gripi i shpezve
- Në vitin 2009 Gripi i derrit
- Në vitin 2014 Ebolla nga Afrika
- Në vitin 2016 Zika
- Dhe tash në vitin 2020 Korona
Mas gjith këtyre jeta vazhdon, të gjitha jan kalimtare me lejen e Allahut.
Ka pasur edhe në kohën e Pejngamberit sëmundje ngjitse dhe vdekjepruese, bile edhe më të rezikshme por njerzimi mbijetoj.
Nuk do të përfundoj bota me Koronën. Kijameti do ta shkatroi botën e jo Korona.
Pejgamberi s.a.w.s urdhëroi që të mos iket nga vendi që është përhapur sëmundja ngjitëse as që të mos futemi në atë vend.
Reziku qëndron në atë se është ngjitse jo në atë se shkakton vdekje. Sipas ekspertve përqindja e të vdekurve nga ky virus është e vogël.
Le ti marim sebepet e mbrojtjes të cilat i ka lënë Allahu nën përgjegjësinë e njeriut:
- të bejm dua
- të mbajmë pastërti, e sidomos 5 herë në dit të marim abdes, ti lajm duatë para dhe pas ushqimit
- kërkimin e mjekimit
- kujdesi për mospërhapjen e virusit te të tjerët
- Respektimi i rekomandimeve që vin nga shteti
Duke u kursyer nga koha juaj nuk do të mundem që ti përmendi mësimet e nxjerura nga kjo bela.
Allahu e ruajt vendin ku jetojmë, vendlindjet tona dhe vendet tjera nga çdo bela.
Komentoni