February 21, 2020

Hutbe 21. Shkurt 2020

Hutbe 21. Shkurt 2020

Vëllezër dhe motra të nderuar, sot do të flas për një temë të gjërë, por do të mundohem që me disa fjalë të shkurta të bëj një përmbledhje. Tema që dëshiroj të flas është: Nacionalizmi, përkatsia e njeriut, integrimi dhe asimilimi në peshoren e islamit.

Allahu thotë:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن ذَكَرٖ وَأُنثَىٰ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ شُعُوبٗا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٞ
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Ḥuxhurāt, 13)

Islami vlerson llojllojshmërinë e poujve, racave, që të jenë respektues në mes veti dhe graues në punë të mira. Islami nuk synon asimilimin, gjegjësisht e ndalon atë.

Profeti Muhammed s.a.w.s thotë:
لا فرق بين عربي و لا أعجمي و لا أبيض ولا أسود
“Nuk ka dallim në mes arabit dhe jo arabit, as në mes të bardhit dhe të ziut.”

Nuk ndryshoi Profeti përkatësinë e shokve të tij të cilët nuk ishin arab: Suhejb ErRumi (Romak), Selman ElFarisij (Persian) ose Bilal ElHabeshij (Abesinas).

Sundoi perandoria osmane 500 vjet në ballkan dhe kurrë nuk i detyroi njerzit që ta ndrojn kombësinë e as fenë.

Allahu ndaloi asimilimin dhe distancimin e njeriut nga prejardhja e tij. Pejgamberi s.a.w.s thotë:
مَن ادَّعَى إِلَى غَيْرِ أبِيهِ وَهُوَ يَعْلَمُ أنَّهُ غَيْرُ أبِيهِ فَالجَنَّةُ عَلَيهِ حَرامٌ “<
“Kush pretendon se nuk është i babës vet atij i është ndaluar xhenneti.”

Në një hadith tjetër thotë: “ka bërë kufër” dhe në një hadith tjetër thotë: “ka siguruar një vend në zjar të xhehennemit”

Kjo do të thotë se neriu duhet të pajtohet dhe krenohet me atë që të fali Allahu.

Nëse Allahu i zgjodhi prindërit e tu mos e përbuz ata dhe mos e refuzo se je i tyre. Nëse i përket një fisi ose kombi mos refuzo përkatësinë tënde ngase kjo është tradhti dhe mëkat i madh.

Nacionalizmi fanatik është xhahilijet. Nuk lejohet që njeriu të bëhet mendjemadh përshkak prejardhjes ose kombësisë së tij, pastaj ti nënçmoj të tjerët, ti përçaj ata, të urej në bazë  të përkatësisë, kjo gjithashtu është nga mëkatet e mëdha.

Pajisu me vlera: me dije, iman, ibadet, moral të lart dhe respektoj tjerët kushdo që të jetë. Integrohu në vendin ku jeton duke mësuar vlerat, respekto ligjin, respekto të tjerët, pastaj kontribo dhe ofro vlerat tua  dhe kurrë mos u asimilo.

Allahu na ruajt nga çdo gjë e keqe.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet