February 14, 2020

Hutbe 14. Shkurt 2020

Hutbe 14. Shkurt 2020

Të nderuar vllezër dhe motra

Të jesh musliman i vërtetë është një mirësi tejet e madhe. E si të mos jetë mirësi kur musliani i beson Allahut Krijuesit të tij e adhuron atë duke qenë mirnjohës për çdo mirësi që ja ka dhënë. Kjo manifeston edukatën e lartë të besimtarit në raport më Zotin Krijuesin e tij.

  • Të jeshë musliman do të thotë të synosh xhennetin por edhe ta fitosh atë. Xhenneti është vendi më i përktyer në jetën e amshueshme. Nuk ka fitore më të madhe për njeriun se sa fitimi i xhennetit. Allahu thotë:
    فَمَن زُحۡزِحَ عَنِ ٱلنَّارِ وَأُدۡخِلَ ٱلۡجَنَّةَ فَقَدۡ فَازَۗ
    “dhe kushdo që largohet nga zjarri i xhehennemit dhe hyn në xhennet, ai ka arritur atë që ka dëshiruar.” (Āl Imran, 185)Omer bin Abdulazizi tha: “synova martesën më Fatimen gruan e ëndrave, ma mundësoi Allahu, pastaj synova pushtetin, e arita edhe atë. Tash nuk dua tjetër përveçse xhennetin, e lus Allahun që t’ma jep atë.”
  • Të jeshë musliman do të thotë të jeshë i drejtë, korrekt, i mëshirshëm, i dashur, human, falës etj. Në këtë mënyrë je njeriu më i lumtur në këtë botë, pastaj i bën të  lumtur të githë ata që jan rreth e përqark teje.
    Allahu tregon formulën  e lumturisë në këtë botë dhe fitimeve të mëdha në botën tjetër, Ai thotë:
    مَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَنُحۡيِيَنَّهُۥ حَيَوٰةٗ طَيِّبَةٗۖ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَجۡرَهُم بِأَحۡسَنِ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ
    “Kush punon vepra të mira – qoftë mashkull apo femër – e është besimtar, Na do t’i japim atij që të kalojë jetë të bukur. Dhe, me të vërtetë, për veprat që kanë punuar, do t’i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë se sa që e kanë merituar.” (En-Naḥl, 97)

Prandaj muslimani duhet që ta njeh fenë e tij sa ma shum, ta praktikoj sa ma shum dhe të jetë krenarë me të ngase ai posedon gjënë më të vlefshme.

Allahu na bëftë musliman të vërtetë gjat gjith jetës dhe krenarë më këtë fe madhështore.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet