Të nderuar vllezër dhe motra
Allahu e bëri obligim besimtarëve që ata të duhen në mes veti të respektojnë dhe t’ua duan të mirën njëri tjetrit, në këtë mënyrë plotësohet imani dhe përmirësohet komoditeti i jetës.
Profeti Muhammed tha:
“Shembulli i besimtarëve në dashuri ndaj njëri tjetrit është si Shembulli i një trupi. Nëse një pjesë e trupit ankon diçka, i gjith trupi do ta ndjejë dimbjen dhe temperaturën.”
Që do të thotë se besimtarët përkujdesen për njëri tjetrin ashtu diça përkujdesen për vetën e tyre.
Në një hadith tjetër i dërguari i Allahut na tregon rrugën për në xhennet.
“Nuk do të hyni në xhennet derisa nuk besoni, pastaj nuk do të besoni derisa nuk duheni në mes veti. A t’ju tregoi për diçka që nëse e praktikoni do t’ua shtoj dashurinë? Ajo është dhënja e selamit.”
Në një hadith kudsij thotë Muhammedi s.a.w.s se Allahu thotë:
“Ja kam bërë obligim vetës që ti dua ata që duhen për hirë timin, vizitohen për hirë timin dhe japin për hirë timin.”
Duke i dashur tjerët e fiton dashurinë e Allahut, ndërsa nëse Allahu të don atëherë ajo të mjafton për çdogjë.
Ata që jan dashur për hirë të Allahut në dynja Allahu i privilegjon ditën e kijametit. Muhammedi s.a.w.s thotë:
“Njerzit që duheshin për hirë të Allahu (jo për ndonjë interes dynjaje) do ti ngrit Allahu në vende të ndritshe ditën e kijametit saqë profetët dhe shehidat do ta pranojnë pozitën e tyre.”
Allahu ndaloi urejtje, armiqësinë, zilinë, shpifjen dhe çdogjë që rënon dashurinë dhe shkatron raportet ndërvllazërore.
Allahu na shtoft dashurinë dhe largoftë urejtjet dhe armiqësinë.
Komentoni