Të nderuar vllezër dhe motra
Në hutben e sotshme në pika të shkurta do ta përshkruaj një ndodhi të kohës së Pejngamberit s.a.w.s, në mes Sad bin Muadhit r.a i cili ishte nga Medineja dhe Umejje bin Halef i cili ishte nga Mekeja.
Këta dy kishin një miqësi të lashtë, por kur u shpall Muhammedi s.a.w.s pejgamber Umejje bin Halef e armiqësoi ashpër Pejngamberin dhe i torturoi muslimanët (nga mesi e të torturuarve ishte Bilalli r.a). Me shkuarjen e Pejgamberit s.a.w.s në Medine Sadi bin Muadhi e pranon islamin dhe bëhet nga më të dalluarit e sahabëve.
Vendos Sadi që të shkon në Mekke për ta bërë umren dhe ndërkohë të takoj mikun e tij të lasht Umejje bin Halefin. Umejja e sygjeron që umren ta bën në kohë kur është vapa e madhe atëherë njerzit jan nëpër shtëpinë e tyre, që të mos e shohin Mekasit se ai bën tawaf. Posa fillon Sadi me tawafin e sheh Ebuxhehli dhe e kundërshton ashpër, këtu fillojnë grindjet në mes këtyre dyve . Umejja në vend që ta mbroj mysafirin e tij Sadin që me plot të drejtë bënte tawaf, ai i dul zot Ebuxhehlit. Sadi i tha Umejjes: “pasha Allahun Pejgamberi s.a.w.s na ka thënë se ti do të vritesh.” Umejja sa po e ndëgjoi këtë lajm u shqetësua shum, ngase e dinte se Muhammedi s.a.w.s nuk gënjen asnjëherë. Familja e tij i than që mos të largohet nga Mekkja asnjëherë që të mos i ndodh ndonjë e keqe. Nuk shkoj shum kohë u bë lufta e Bedrit dhe Ummejja përshkak të pozitës së tij te mekasit duhej që të mer pjesë patjetër në luftë, por e mori devenë më të shpejt që të mund të ike në rast rreziku. Por ai nuk mundi që ti ik caktimin të Allahut andaj vdiq.
Allahu thotë:
قُلۡ إِنَّ ٱلۡمَوۡتَ ٱلَّذِي تَفِرُّونَ مِنۡهُ فَإِنَّهُۥ مُلَٰقِيكُمۡۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ
“Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, a jo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”. (El-Xhumʿah, 8)
Të nderuar vëllezër dhe motra, njeriu me veprat e tij e zgjedh të mirën ose të keqen, xhennetin ose xhehennemin
E lus Allahun që të na bëj nga të mirët dhe të na ruaj nga e keqja dhe të këqijtë.
Komentoni