Vëllezër të nderuar
All-llahu është Krijuesi i çdogjëje , Ai krijoi jetën dhe vdekjen. Vdekja është një realitet të cilën do ta shijoj sicili nga ne. All-llahu thotë:
أَيۡنَمَا تَكُونُواْ يُدۡرِككُّمُ ٱلۡمَوۡتُ وَلَوۡ كُنتُمۡ فِي بُرُوجٖ مُّشَيَّدَةٖۗ
“Kudo që të gjendeni ju, do t’ju arrijë vdekja, madje qofshi edhe në kështjellat më të forta.” (En-Nisa, 78)
I vetmi që nuk do të vdesë kurrë është Krijuesi i jetës dhe i vdekjes Allahu. Ai thotë në Kuran:
كُلُّ مَنۡ عَلَيۡهَا فَانٖ
وَيَبۡقَىٰ وَجۡهُ رَبِّكَ ذُو ٱلۡجَلَٰلِ وَٱلۡإِكۡرَامِ
“Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (do të shkatërrohet),
e mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërueshmi dhe Bamirësi.” (Er-Raḥman: 26, 27)
Në ajetet e para të sures Mulk Allahu e spjegoj se pse e krijoi vdekjen dhe jetën:
ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡمَوۡتَ وَٱلۡحَيَوٰةَ لِيَبۡلُوَكُمۡ أَيُّكُمۡ أَحۡسَنُ عَمَلٗاۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفُورُ
“Ai i cili ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës.” (El-Mulk, 2)
Vdekja nuk është mbarimi i jetës së njeriut, ajo është vetëm një ndërrim i vendit të banimit. Njeriun pas vdekjes së tij e pret një jetë e pafund. Prandaj, nëse punon punë të mira do të gjej mirë dhe nëse bën punë të këqia do të gjej keq.
Për njeriun vdekja është mësuesi dhe përkujtuesi më i mirë. Omeri r.a tha:
كفى بالموت موعظة
“Ju mjafton juve vdekja si këshillues.”
Pastaj na këshilloi Pejngamberi s.a.w.s. që ta kujtojnë vdekjen. Përkujtimi i vdekjes na nxit për punë të mira dhe të pendohen ndaj punët e këqia. Një njeri që jeton pa e menduar vdekjen, ai vin duke humbur rrugën e drejt.
Vëllezër të nderuar! Nuk duhet të harrojmë se përgatitja për vdekje bëhet duke i besuar Allahut, duke bërë punë të mira dhe duke u larguar nga haramet, në këtë mënyrë fitojmë mëshirën e Allahut xhennetin.
Muslimani çdoherë kur e bën një punë e ka parasyshë vdekjen. Kjo që e bën mund të jetë puna e fundit në këtë botë.
All-llahu na mundësoftë që të jetojmë, të vdesim e të ringjallemi si musliman.
Komentoni