January 3, 2020

Hutbe 3. Janar 2020

Hutbe 3. Janar 2020

Të nderuar vëllezër, Allahu e krijoi njeriun mëkëmbës në tokë që të jetë udhëheqës i tokës dhe të mbaj rrendin në tokë. Allahu e dalloi njeriun me mend dhe natyrshmëri të pastër dhe pastaj i dhuroi libër (Teuratin, Zeburin, Inxhilin dhe Kuranin) që t’ua mësoi të mirën dhe ti largoi nga e keqja.

Çdo largimi i njeriut nga përdorimi i intelektit (mendjes së shëndoshë), natyrshmërisë në të cilën e krijoi Allahu dhe mësimeve të Allahut atëherë ai zbret në pozit të ulët dhe mund të bjen në nivel të kafshve por edhe më i egër edhe se kafshët.

Allahu thotë:
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِيٓ أَحۡسَنِ تقويم
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.” (Et-Tīn, 4)

dhe pastaj në ajetin tjetër:
ثُمَّ رَدَدۡنَٰهُ أَسۡفَلَ سَٰفِلِينَ
“Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.” (Et-Tīn, 5)

Pastaj në një ajet tjetër thotë:
أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا
“A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta.” (El-Furkān, 44)

Andaj ne shohim kafsh të cilat jan më të mëshitshme se shum njerëz, më besnik se shum njerëz, më të butë se shum njerëz.

Allahu përmendi në Kuran shum shembuj të kafshve që në si njerëz të marim mësim edhe nga ato. Disa nga ata shembuj i përmendëm në ligjeratën që e mbajta në  gjuhën shqipe.

Padyshim se njeriu ka potencial që të bëhet nga krijesat më të përkryera saqë ti ngjaj melaqeve ; dhurues i mirë i  Allahut, rrespektues i njerzve dhe i drejtë me  ta  dhe i mëshirshëm ndaj të dobtit.

E lusi Allahun që të na mundësoj që të bëhen të devotshëm dhe të mirë.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet