November 29, 2019

Hutbe 29. Nëntor 2019

Hutbe 29. Nëntor 2019

Të nderuar  vëllezër në javën e kaluar folëm për pranimin e islamit , sot dë tregoj në lidhje me atë se si të jemi sebep për kthimi e njerzve në islam, andaj zgjodha që të flas për një metodë të rëndësishme të thirjes e cila është: “thirja e heshtur” që do të thotë: ftoi njerzit në islam me veprat tua të mira.

Thirrja e njerzve për ta besuar  Allahun ishte detyrë e profetve, dhe vazhdojn këtë mision dijetarët dhe besimtarët.

Allahu thotë:

وَمَنۡ أَحۡسَنُ قَوۡلٗا مِّمَّن دَعَآ إِلَى ٱللَّهِ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ
“E kush ka fjalën më të mirë prej atij që thërret te All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”” (Fussilet, 33)

Ky ajeti tregon vlerën e thirjes në rugë të Allahut.  Pastaj në këtë ajet përmendën  tre mënyra të rëndësishme të thirjes:

  • Epara: Të thirën  njerzit në islam me fjalë duke përmendur argumente  për binden e njerzve. Kjo bëhet edhe me shpërndarjen e derseve të ndryshme, shpërndarjen e librave, me këshilla etj.
  • E dyta: Thirja në islam me vepër është obligim içdo muslimani. Ndryshe thënë “da’ve e heshtur” Kjo bëhet duke jetuar me islam dhe në këtë mënyrë  len shembull të mirë në shoqëri dhe kjo ndikon fuqishëm në pranimin e islamit ose në kthimin e njerzve në fenë e Allahut.
    Shembull se si “davja e  heshtur” ishte sebep për pranimin e islamit dë disa shteteve sikur që është Indonezia dhe Malezia. Ata e pranuar islamin nga sjellja islame e tregtarve musliman.
    Sa vetë e pranojnë islamin kur shohin moralin e muslimanit, por gjithashtu ndodh edhe e kundërta që njerzit e urejnë islamin përshkak të sjelljes së keqe të ndonjë muslimani.
    Imam Shafiu thotë: “kush i udhëzon njerzit me sjelljen e tij ai është thirës.”
  • E treta: Të ndjehesh krenarë se je musliman.
    Kur e pëlqejnë njerzit ndonjë sjellje të mirë atëher thotë kështu na mësoi islami. Kjo është thirje e mrekullueshme në islam.
    Kur bën dikush ndonjë thyerje të ligjit  mos të mbrohet mbas fesë,  sikur  shoferi i cili kishte pi Alkohol dhe e kishte ndaluar polici, ky i kishte thënë policit se ëshë musliman,  por polici i kishte thënë që të frynë ngase shum musliman mashtrojnë dhe pinë. Andaj të mos njëllosim islamin me punët tona saqë ti largojmë njerzit   nga islami  përshkak Punove tona jo të mira

Të nderuar vëllezër ti lutemi Allahut që të ruaj vëllezërit  tonë në Shqipëri nga tërmeti, ti mëshiroj të vdekurit tonë, tu jep durim familjarve dhe ti shëron të lënduarit.

Komentoni

E-mail adresa e juaj nuk do të publikohet