Tema për të cilën u fol sot është dëmi i mëkateve (harameve).
Në jetën e përditshme ballafaqohemi me gjëra të dëmshme, ndërsa ne mundohemi që të shmangemi nga ato, shpeshherë nuk i dimë shkaqet pse na vin dëmet. Mëkatet (haramet) janë të dëmshme për individin dhe për shoqërinë.
Mëkatet jan faktorë të fatkeqësive në dynja. Allahu thotë:
وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ
“çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë.” (Esh-Shūrā, 30)
Në ajetin tjetër Allahu thotë:
ظَهَرَ ٱلۡفَسَادُ فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ بِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِي ٱلنَّاسِ لِيُذِيقَهُم بَعۡضَ ٱلَّذِي عَمِلُواْ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ
“Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).” (Er-Rūm, 41)
Mëkatet shkaktojnë dëme të mëdha në botën tjetër por gjithashtu shkaktojnë dëme të ndryshme edhe në dynja për të kuptuar të keqen e mëkatit dhe për tu larguar nga mëkati.
- Zbritja e Ademit nga xhenneti, ishte shkak mëkati i tij.
Një deputet arab u drejtohet u udhëheqsve të sheteve arabve duke ju thënë: Nëse Ademin alejhisselam e nxori Allahu nga xhenneti përshkak se e hëngre një frut të ndaluar, si shpresoni që të hyni në xhennet pasiqë “e ngrënë gjith shtetin”. - Mëkatët pengojnë hyrjen në xhennet dhe fusin njeriun në xhehennem. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa futa e njeriut në xhehennem. (Allahu na ruajt)
- Mëkatet kolektive ishin faktorë që u dënuan popujt e lasht. Populli i Nuhit, populli i Hudit, populli i Themudit etj.
- Mëkati shkakton armiqësi dhe të largon nga Namazi dhe punët e mira.
إِنَّمَا يُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُوقِعَ بَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ فِي ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِ وَيَصُدَّكُمۡ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَعَنِ ٱلصَّلَوٰةِۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّنتَهُونَ
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Māʾideh, 91) - Mëkati e bën njeriun zemërngurt, pa mëshirë.
Dijetarët përmendën duku 50 dëme të mëkatit.
E lusim Allahun që të na ruaj nga mëkatet (haramet).
Komentoni